​Revolucion te Interi, ndryshon edhe emri i klubit, ky pritet të jetë i riu

Futboll

​Revolucion te Interi, ndryshon edhe emri i klubit, ky pritet të jetë i riu

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Sipas disa raporteve në Itali, Interi do të ndryshojë emrin dhe logon e tyre nga Marsi.

Emri i klubit do të kalojë nga "Football Club Internazionale Milano" në "Inter Milano" për të nxjerrë në pah trashëgiminë midis klubit dhe qytetit, raportojnë “La Gazzetta dello Sport” dhe “Il Corriere della Sera”.

Logoja gjithashtu do të ndryshojë sipas këtyre lajmeve dhe do të zhvillohet rreth shkronjave I dhe M.

Përveq këtyre, priten edhe ndryshime të tjera në nivelin organizativ brenda skuadrës së drejtuar nga trajneri Antonio Conte.

Fondi i investimeve BC Partners thuhet se janë në bisedime për të marrë një pjesë të aksioneve në klub dhe sponsori historik Pirelli do të zëvendësohet me një sponsor të ri prej 30 milionë euro në vit i cili nuk është zbuluar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat