Vllaznia zyrtarizon sulmuesin nga Togo

Futboll

Vllaznia zyrtarizon sulmuesin nga Togo

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:48
Vllaznia zyrtarizon sulmuesin nga Togo

Vetëm disa orë para ndeshjes me Kastriotin, trajneri Thomas Brdariç ka marrë një dhuratë për ditëlindjen edhe nga drejtuesit e klubit, që kanë zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit anësor nga Togo, Kodjo Elom Nya-Vedji.

Futbollisti 23-vjeçar mbërriti në Shkodër ditën e premte dhe kreu dy seanca stërvitore me kuqeblutë, duke bindur me performancën e tij, ndërsa sot erdhi edhe zyrtarizimi, pasi hodhi firmën mbi kontratë.

Kodjo Elom Nya-Vedji është 23 vjeç dhe luan në të dy krahët e sulmit, teksa shpejtësia është një nga cilësitë më të mira që disponon.

Sulmuesi vjen nga kampionati malazez, ku së fundi ka qenë pjesë e Zetës dhe ka shënuar 3 gola në 16 ndeshje, ndërsa vlen të theksohet se është edhe pjesë e përfaqësueses së Togos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat