Zurich-u nuk dëshiron t’ia zgjasë kontratën Kryeziut

Futboll

Zurich-u nuk dëshiron t’ia zgjasë kontratën Kryeziut

Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:59
Zurichu nuk dëshiron t’ia zgjasë kontratën Kryeziut

Hekuran Kryeziut do t’i skadojë kontrata me Zurichun në qershor të këtij viti. ‘Luzerner-Zeitung’ shkruan se Luzerni ka nisur bisedimet për të rikthyer mesfushorin e Kosovës në skuadër.

Sipas gazetës zvicerane, Zurichu nuk dëshiron t’ia zgjasë kontratën Kryeziut, ngase trajneri Massimo Rizzo është i kënaqur me fondin e mesfushorëve që ka. 

Gjilanasi e kishte nisur karrierën pikërisht Luzerni nga ku në vitin 2018 kaloi te Zurichu.

Në elitën e futbollit zviceran, 27 vjeçari ka luajtur 50 ndeshje me këtë skuadër duke shënuar 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat