Fiorentina zyrtarizon edhe anësorin francez!

Futboll

Fiorentina zyrtarizon edhe anësorin francez!

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:31
Fiorentina zyrtarizon edhe anësorin francez!

Fiorentina zyrtarizon edhe anësorin francez!

Kevin Malcuit ndërron skuadër por jo kampionat. Fiorentina ka bërë një tjetër goditje në këtë merkato të dimrit.

Klubi vjollcë pasi afroi sulmuesin rus Kokorin ka arritur zyrtarisht marrëveshjen me Napolin për huazimin e anësorit francez Kevin Malcuit.

29-vjeçari i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në France te skuadra si Monaco, St Ettiene dhe Lille për 6 muajt e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Prandellit aty ku do të ketë më shumë hapësira në formacion, hapësira të cilat te Napoli nuk i kishte për shkak edhe të konkurencës së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat