Fatmiri që ia zuri vendin serbit dhe historia interesante e Haxhimusëve të Ferizajt 

Futboll

Fatmiri që ia zuri vendin serbit dhe historia interesante e Haxhimusëve të Ferizajt 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Fatmir Haxhimusa në mes

Fshati Doganaj në Ferizaj njihet si çerdhe e futbollistëve në periudha të ndryshme.

Nga ky fshat kanë dalur emra të shumtë të futbollit, por kësaj radhe po i përmendim vetëm nga familja Haxhimusa. 

Nga kjo familje dolën shumë emra të spikatur, si ish portierët Fatmir e Pashtrik Haxhimusa, pastaj ish futbollistët Nadir, Bujar, Burim Haxhimusa, pastaj Betim Haxhimusa që sot është ndër lojtarët kryesorë të Dritës nga Gjilani, kampion në fuqi, ish hendbollisti Florim Haxhimusa, hendbollisti Drilon Haxhimusa, ish volejbollistja Ilirjana Haxhimusa, ish mundësi, Murtez Haxhimusa, ish karateistët Bashkim e Besim Haxhimusa etj.

Image

Fatmir Haxhimusa, i dyti në këmbë në të majtë

Bashkim Haxhimusa, sot përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt, deklaron për gazetën kombëtare “Bota sot”, se fshati Doganaj, si gjithmonë ka dhënë emra të sportit në degë të ndryshme sportive, i cili veçon edhe vëllezërit Fatmir dhe Adnan Haxhimusa.  

“Dy vëllezër që dikur lanë gjurmë të mëdha në sportin ferizajas, sidomos në futboll ishte Fatmiri, i pari nga Familja Haxhimusa. Ai ishte i shtyrë nga babai i tyre, mësuesi dhe veterani i arsimit Ramush Haxhimusa (i ndjerë), që ishte i mishëruar me sportin qysh në vitet e 60-ta (1960).

Mësuesi Ramush i shtyri fëmijë që nga mosha 5 - vjeçare të filloi me stërvit sportin e futbolli, Fatmiri ia mësyen portës së futbollit i cili me aftësitë që kishte tregoj se si me punë arrihen të gjitha, dhe diku në vitet 70-ta në moshën 10 -vjeçare ai bëhet një ndër portierët më të mirë ferizajas për grup-moshat e reja”, tregon Bashkim Haxhimusa.

Një detaj interesant është se Fatmir Haxhimusa arriti t’i zë vendin një portier serb. “Të gjithë portierët ishin të nacionalitetit serb në atë kohë me ardhjen e Fatmiri si e quanim ne "Faka" ishte portieri i parë shqiptar që nuk lejoi të zëvendësohet me askënd me dhjetëra vite.
Fatmiri njihet si portieri më mirë i gjitha kohërave  të periudhës së tij në Ferizaj.

Diku mbi 10 vite mbrojti në portën e klubit të futbollit ish Borcit, tani Ferizaj dhe pjesën tjetër të karrierës së tij mbrojti në portën e Çelikut nga Ferizaj.

Produkt të punës së Fatmirit janë edhe shumë futbollist të shquar ferizajas të dalur nga familja Haxhimusa si Nadir, Adnan, Pashtrik dhe Bujar Haxhimusa që të gjithë mbrojtën ngjyrat e klubeve të futbollit ferizajas dhe të Kosovës”, thotë Bashkimi. 

Më tej flet edhe për karrierën interesante të Adnanit: “Adnani pasi përfundoi karrierën si futbollist punoi disa vite edhe si trajner i futbollit në Ferizaj e më gjerë. Ndërsa Nadiri edhe tani jep maksimumi në futbollin ferizajas. Fatmiri dhe Pashtriku edhe tani janë ndër trajner e portierëve shumë të suksesshëm ne Gjermani të cili përpos që punojnë me profesionalizëm në klubet që bëjnë gara në liga të ndryshme Gjermane, ata punojnë edhe me klubet shqiptare në diasporë”. 

Fatmiri tani ka 60 vite dhe mbahet mend nga portierët ndër më të mirë që ka pasur qyteti i Ferizajt. “ Tani Fatmiri ka kaluar të 60-tat, dhe me mbi  40  vite jetë pranë portave të sportit të futbollit i cili edhe sot në këtë moshë qëndron besnik pranë sportit të futbolli”, tha Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat