Kaloi një natë me Ibrën, por pastaj...

Futboll

Kaloi një natë me Ibrën, por pastaj...

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:23
Kaloi një natë me Ibrën, por pastaj...

Pavarësisht dyshimeve të disa tifozëve, marrëdhënia midis Diletta Leotta dhe Can Yaman vazhdon me një ritëm të shpejtë.Çifti është së bashku për më pak se një muaj, aktori turk tashmë është takuar me Ofelia, nënën e prezantueseses.

Can dhe zonja u kapën nga paparacët e revistës “Chi” ndërsa ishin duke udhëtuar për në një dyqan argjendi në kryeqytet.

Yaman i kërkoi ndihmë vjehrrës për zgjedhjen e dhuratës së Shën Valentinit të Leotta-s. Një surprizë e vërtetë që me siguri do ta ketë lumturuar bukuroshen. Por kjo nuk është e gjitha: 31-vjeçari, i cili do të jetë Sandokani i ri në serialin televiziv, dëshiron të largohet nga hoteli luksoz ku ai ka qëndruar për javë të tëra.

Ofelia është një arkitekte dhe eksperte e dizajnit dhe ka vizituar me Yaman dy apartamente në qendër të Romës dhe një në zonën e Pariolit. Sipas revistës së drejtuar nga Alfonso Signorini, Can dhe Diletta do të ishin gati të jetonin së bashku.

Leotta jeton në Milano, por për punë ajo është vazhdimisht në lëvizje dhe të kesh një bazë dashurie në kryeqytet do të ishte perfekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat