Ish-futbollisti i FC Prishtinës për aventurën tek Austria

Futboll

Ish-futbollisti i FC Prishtinës për aventurën tek Austria

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:58
Ish-futbollisti i FC Prishtinës për aventurën tek Austria

Futbollisti nga Kosova, Agim Zeka i është bashkuar klubit të madh austriak, Austria Vjenë para një muaji.

Ai ka debutuar në kupë kundër Salzburgut dhe për herë të parë është paraqitur ndaj Hartbergut.

Zeka që është zhvilluar si futbollist te FC Prishtina, është rrëfyer për javët e para te skuadra austriake.

"Isha shumë i emocionuar kur erdha këtu, isha paksa i turpshëm, pritja ishte sikur në familje", nis rrëfimin Zeka për "Viola TV".

"Dua ta falënderoj trajnerin dhe të gjithë futbollistët për mikërpritjen", tregoi ai.

"Në Holandë kam bërë mirë, por kam pasur edhe disa probleme që më ndaluan të vazhdoj përpara", shtoi ish-reprezentuesi i Shqipërisë U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat