Shkëmbi flet për marrëveshjen me Ballkanin

Futboll

Shkëmbi flet për marrëveshjen me Ballkanin

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:20
Shkëmbi flet për marrëveshjen me Ballkanin

Ballkani i Bledi Shkëmbit regjistron fitoren e dytë më radhë në pranverë, derisa me tre pikëshin e arritur ndaj Feronikelit arrinë të marr kreun në kampionatin elitar të futbollit tonë.

Shkëmbi deklaroi pas ndeshjes se është i kënaqur me pikët e arritura, por thekson se kanë ende punë për të bërë, pasi që skuadra e tij kërkon që ta mbyll me dalje në Evropë këtë edicion.

“Kemi mbyllur një ndeshje të vështirë, por kemi për ta bërë edhe me dy të tjera, të cilat janë shumë afër me kohën dhe ne duhet të përgatitemi për to. Do të shohim gjendjen e futbollistëve që kemi dhe më pas do i’a lëmë kohës”, deklaroi fillimisht Shkëmbi.

“Marrëveshja ime me Ballkanin është të bëjmë maksimumin dhe me dëshirën më të madhe për të hyrë në Evropë. Nuk diskutohet se të dalësh kampion është shumë mirë, por ne qëllimin kryesor e kemi Evropën”.

“Megjithatë, ne do të punojmë shumë dhe do të luftojmë për të dalë kampion deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat