Tuchel: Ne nuk i lejuam ata të merrnin frymë

Futboll

Tuchel: Ne nuk i lejuam ata të merrnin frymë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:20
Tuchel: Ne nuk i lejuam ata të merrnin frymë

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është shprehur i lumtur me paraqitjen e ekipit të vet kundër skuadrës mbrojtëse të Atletico Madridit, që kulmoi me një fitore 1:0 në Ligën e Kampionëve të martën.

Goli mahnitës me gërshërë i Olivier Giroud në pjesën e dytë i mjaftoi Chelseat për të fituar në Bukuresht, para ndeshjes së kthimit në 1/8 e finales në Stamford Bridge.

Tuchel tha se të kaltrit parashikuan se kundërshtari i tyre do të mbrohej me shumë futbollistë dhe thotë se është i kënaqur që djelmoshat e tij ia dolën ta thyenin murin e Atleticos për të shënuar.

“Rezultat fantastik, gol fantastik. Më së e merituar”, tha Tuchel për BT Sport.

“Ne donim të dominonim në pjesën e fushës së kundërshtarit, të mos e humbnim përqendrimin dhe të mos bënim gabime të lehta dhe të ishim gjithmonë të vetëdijshëm për kundërsulmet e tyre”, shtoi ai.

“Ne e dinim se ata ishin të gatshëm të mbroheshin me tetë futbollistë në zonë. Ne nuk i lejuam ata të merrnin frymë apo të dilnin në kundërsulm. Ky rezultat na shpërbleu shumë”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat