​Antonio Conte kërkon mendimin e tifozëve se çfarë të bëjë me lojën e Interi - video

Futboll

​Antonio Conte kërkon mendimin e tifozëve se çfarë të bëjë me lojën e Interi - video

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:37
​Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte, përmes profilit të tij zyrtar në “Instagram” iu është drejtuar tifozëve të Interit ku ka kërkuar opinionin e tyre në lidhje me stilin e lojës të cilin duhet ta aplikojë të skuadra e tij.

Tekniku i zi-kaltërve kërkoi opinionin e tifozëve ndërsa postoi një video të lojës së ndërtuar të Interit duke krahasuar një sulm kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve me golin e Lautaro Martinez ndaj Milanit fundjavën e kaluar.

“Tiki-taka apo stili i drejtpërdrejtë i lojës?

“Apo është më i mirë një ekuilibër midis të dyve? Më tregoni se çfarë mendoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat