Toni Kroos tregon skuadrën favorite për ta fituar UEFA Championsin

Futboll

Toni Kroos tregon skuadrën favorite për ta fituar UEFA Championsin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:37
Toni Kroos

Toni Kroos ka folur sot për favoritin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/21

Gjatë një interviste për ‘Bild’ – mesfushori i Real Madridit e ka cilësuar Bayern Munchen si klubin favorit për ta fituar UEFA Champions League.

“Bavaria është padyshim një nga favoritët. Si kampion në mbrojtje, por edhe për cilësinë sportive. Nuk kemi nevojë të flasim për faktin se Bayern është padyshim një nga favoritët, nëse jo favoriti kryesor”, ka thënë Kroos.

Kujtojmë që në fazën e 1/8 së finales, Bayerni tregoi ‘dhëmbët’ duke mposhtur Lazion me rezultat 4 me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat