Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka analizuar barazimin pa gola në derbi me Manchester United duke shpjeguar edhe disa ndryshime taktike që i bëri për këtë ndeshje, përcjellë KosovaPress.
Ecuria si i pamposhtur e Tuchel në Chelsea vazhdoi edhe kundër “djajve të kuq”
Duke folur për “Sky Sports” pas ndeshjes, Tuchel tha:
“Ishte një lojë me cilësi të lartë midis dy skuadrave shumë të forta. Ne vuajtëm në pjesën e parë, por në përgjithësi ishte një lojë e barabartë. Në pjesën e dytë mendova se ishim vërtet më të fortë.”
“Mendova se ishim më afër fitimit të lojës, por kishte shumë cilësi në fushë. Nga performanca jam i kënaqur. Ne u mbrojtëm shumë mirë në vijën e fundit dhe unë jam shumë i kënaqur me këtë.”, vazhdoi trajneri gjerman.
“Ne nuk ishim mjaft të mirë në pjesën e parë për të sulmuar hapësirat e lëna bosh nga kundërshtari. Për të gjetur zgjidhjen nuk ishte gjithmonë e lehtë dhe ne humbëm pak vetëbesim me disa topa të humbur me lehtësi.”
“Në pjesën e dytë ne u kthyem në skemën 5-3-2 për të pasur rikuperime më të shumta të topit dhe për të rifituar besimin, dhe djemtë e bënë atë shumë mirë. Ishim shumë afër fitores. Ne marrim atë që kemi. Jam absolutisht i lumtur.”, tha në fund Tuchel.