Trajneri i Bayernit: Ndeshjet ndaj Dortmundit janë për ne me një domethënie të madhe

Futboll

Trajneri i Bayernit: Ndeshjet ndaj Dortmundit janë për ne me një domethënie të madhe

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:35
Trajneri i Bayernit: Ndeshjet ndaj Dortmundit janë për ne me një domethënie të madhe

Përballjen e sotme mes Bayernit dhe Dortmundit e pret me gëzim e gjithë Gjermania.

Ora kur këto dy skuadra do të dhurojnë spektaklin e radhës po afron. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Hansi Flik është një nga aktorët që kërkon ta shijojë në maksimum këtë duel.

Ai u shpreh në konferencën për shtyp se të fitosh klasiken është një emocion i veçantë dhe një dozë adrenaline për të dhe skuadrën e tij.

"Ndeshjet ndaj Dortmundit janë për ne me një domethënie të madhe. Duelet e viteve të fundit kanë treguar që ndeshjet janë luajtur në një nivel të lartë. Dortmund është një skuadër shumë cilësore edhe pse në këtë sezon ka rrëshqitur në disa vende më poshtë nesh në klasifikim. Por, kjo s’do të thotë asgjë.

Në Champions kanë bërë mirë dhe ashtu si ne, ata janë me një këmbë në çerekfinale duke mundur në ndeshjen e parë Sevillën, një skuadër të e madhe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat