Gjoka: Fitorja e rëndësishme për anën psikologjike të skuadrës

Futboll

Gjoka: Fitorja e rëndësishme për anën psikologjike të skuadrës

Më: 14 mars 2021 Në ora: 19:58
Gjoka: Fitorja e rëndësishme për anën psikologjike të skuadrës

Shkëndija e Tetovës e ka nisur mbarë fazën e tretë të garave në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi sot në kuadër të xhiros së 23-të mundën 1:0 Pelisterin. Tre pikët u siguruan përmes golit të vetëm të Valmir Nafiut në minutën e 88-të, ndërsa skuadra vazhdon marshin drejt titullit kampion.

Ernest Gjoka: “Ndeshjet sa vijnë dhe bëhen më të vështira, ne e dimë këtë situatë.

E rëndësishme ishte që skuadra tregoi shpirtin e vet, tregoi menaxhimin e lojës. Normalisht edhe kundërshtari kishte shumë pak mundësi sot dhe kërkonin të na godasin në kundërsulme. Ne poseduam topin në shumicën e kohës, por ishte e vështirë të gjenim golin deri sa në moment të fundit erdhi goli. Kjo është shumë e rëndësishme për anën psikologjike të skuadrës për të vazhduar më tej.

”Ernest Gjoka: “Ishte e rëndësishme të gjenim golin. Ju e patë se e kërkuam në çdo formë, e kërkuam në çdo mënyrë. Aktivizuam gjithë sulmuesit e mundshëm që kishim sot në bankinë. Menaxhuam lojën në posedimin e topit, pavarësisht se kundërshtari mundohej shumë të na prishte aksionet. Por gjithsesi mendoj se u rrit ritmi dhe në pjesën e dytë u rrit edhe më shumë ana fizike, derisa e detyruam kundërshtarin që të vinte te ai gabim që ne shënuam golin.”

Ernest Gjoka: “Më vjen mirë që Vali (Nafiu) më në fund erdhi te goli sepse po e kërkon, ka punuar mirë gjithë këtë kohë dhe na duhej goli i tij. Edhe Dino (Zahov) gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë shumë mirë, ka një stabilitet në portë dhe portieri i mirë për këto raste duhet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat