Gjashtë gola në Stamboll, Turqia fiton kundër Holandës 

Futboll

Gjashtë gola në Stamboll, Turqia fiton kundër Holandës 

Nga: K.Goca Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:53
Gjashtë gola në Stamboll, Turqia fiton kundër Holandës 

Portieri i Holandës, Krul, sonte katër herë e nxori topin nga porta në stadiumin "Ataturk Olimpiyat" në Stamboll. 
Gjashtë gola në Stamboll, Turqia fiton kundër Holandës.

Turqia tregoi lojë me të vëmendshëm dhe si rrjedhojë e kësaj e mposhti me rezultat 4:2 Holandën, në takimin hapës të Grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.  

Futbollisti Burak Yilmaz është hero i fitores së turqve, duke shënuar het-trik. 

Në minutën e 15-të, Yilmaz nga rreth 20 metra godet bukur dhe shënoi në këndin e poshtëm të portierit Krul, 1:0.

Në minutën e 34-të, penallti për turqit, të cilën e konkretizoi Yilmaz. 

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 46-të, Calhanoglu nga rreth 20 metra godet fuqishëm dhe topi futet në këndin e majtë, 3:0. 

Në vazhdim holandezët ngushtojnë rezultatin në 3:2 me golat e Klaassen (75') dhe de Jong (76'). 

Yilmaz sërish në skenë dhe thellon fitoren në 4:2 në minutën e 81-të.  Në minutën e 90+4, Depay i Holandës, dështon nga penalltia.

Turqia starton me fitore të thellë në kuadër të grupit, ndërsa “Tulipanët” zhgënjyen. Turqia është në grup me Letoninë, Holandën, Norvegjinë, Malin e Zi dhe Gjibraltarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat