Po të ishte bari më i gjatë në Shqipëri…ja çfarë thotë legjenda angleze

Futboll

Po të ishte bari më i gjatë në Shqipëri…ja çfarë thotë legjenda angleze

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:22
Po të ishte bari më i gjatë në Shqipëri…ja çfarë thotë legjenda angleze

Po të ishte bari më i gjatë në Shqipëri…”, legjenda e Anglisë godet me batutën në “Twitter”!

Legjenda angleze, Geri Lineker, shquhet për postimet e tij pikante në rrjetet sociale. Gjatë zhvillimit të sfidës Shqipëri-Angli në “Air Albania”, Lineker bëri një status në faqen e tij në “Twitter”, ku “thumboi”, yllin e Mançester Sitit”, Rahem Stërling, i cili bie në sy për shtatin e tij të shkurtër.

“Nëse bari do të ishte më i gjatë në Shqipëri, ndoshta nuk do të ishim në gjendje të shihnim Stërling”, shkroi Lineker.  

Ky postim i anglezit mori shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat