Liridona Syla pas fitores ndaj Maqedonisë: Golin përveç Kosovës ia dedikoi babait tim 

Futboll

Liridona Syla pas fitores ndaj Maqedonisë: Golin përveç Kosovës ia dedikoi babait tim 

Më: 11 prill 2021 Në ora: 17:15
Syla pas fitores ndaj Maqedonisë: Golin përveç Kosovës ia dedikoi babait tim 

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, me rezultat minimal 1:0, falë golit të Liridonë Sylës.

Ajo shënoi me kokë pas një topi të dëbuar në minutën e 85-të.

Në pjesën e parë Dardanet nuk ishin as hija e ekipit nga ndeshje e parë, derisa në pjesën e dytë ishin më konsiliduara dhe me një angazhim më të madh dhe disa sulme të pareshtura arritën të shënojnë golin e fitores.

Afërditë Fazlija , përzgjedhëse, tha se është fitore e merituar.

“Ishte një ndeshje e plogësht, ku e detyruam të bëjmë disa zëvendësime, madje qysh në pjesën e parë. Natyrisht se për ekipin e tonë dy ndeshje në tri ditë është pak e vështirë. Si do që të jetë fitorja ishte e merituar dhe na mbetet shumë për të punuar”, tha Fazlija.

Liridona Syla, futbolliste, tha: “Padyshim që i gëzohem golit por fitorja është më e rëndësishme dhe golin përveç Kosovës ia dedikoi babait tim tashmë të ndjerë. Mund të them se nuk bëmë lojë të mirë, por gjithçka po shkon duke u përmirësuar”.

Maqedonia e Veriut- Kosova 0:1 (0:0)
Stadiumi: Kompleksi i FFM Shkup
Gjyqtare: Irena Velevaçkovska, Angela Domazetovska, Beti Petkosa e Moarija Kosneska.
Shënues: Liridonë Syla (85) për Kos.
K.V.Misini e Kos.
Maqedonia e Veriut:Reçi, Veleska(Janovanovcska), Bosheska, Kolarovska, Maksuti(, Markovska, Mustafi, Jankovska(Petrovska), Salihi, Zhvikij e Ristovska.
Kosova:Kolgeci, Syla, Kryeziu, Gashi, V. Berisha, Tahiri(Kastrati), Misini, Lulaj(Ramadadani(Rexhepi), Emerllahu(Musaj), Halilaj e Biçkaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat