Conceicao, ka dëgjuar fyerje nga trajneri i Chelseat

Futboll

Conceicao, ka dëgjuar fyerje nga trajneri i Chelseat

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:28
Conceicao, ka dëgjuar fyerje nga trajneri i Chelseat

PSG u kualifikua mbrëmë në gjysmëfinale pasi që eliminoi Bayern Munich në kuadër të çerekfinales së kthimit në Ligën e Kampionëve.

Por, trajneri gjerman shkëmbeu disa fjalë me mbrojtësin e Portos, Pepen, e që pas aty u përfshi edhe trajneri Sergio Conceiçao.

Sipas footballl.london, mbrojtësi u përballë me Tuchelin, duke bërë me gisht nga ai, derisa strategu i Portos ndërhyri aty.

Pep kishte edhe një debat me Antonio Rudigerin, ndërsa Eduard Mendy, Olivier Giroud dhe Thiago Silva tentuan t’i qetësonin gjakrat.

Pas ndeshjes, Conceiçao ka thënë se ai ka dëgjuar fyerje nga trajneri i Chelseat.

“Nuk kishte shkëmbim fjalësh [gjatë ndeshjes] sepse isha përqendruar te loja, nuk e di pse reagoi”.

“Por, unë nuk e kuptova shumë mirë. Kam dëgjuar disa fyerje, por ajo është e kaluar. Nuk është e bukur dhe acarimi im në fund kishte të bënte me të. Unë madje nuk fola me të”, ka shtuar më tej strategu i Portos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat