Neymar: Ndihem më i lumtur se sa isha më parë

Futboll

Neymar: Ndihem më i lumtur se sa isha më parë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:22
Neymar: Ndihem më i lumtur se sa isha më parë

Neymar ka konfirmuar se do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Paris Saint-Germain.

Ylli Brazilian i cili ishte vendimtar për kalimin e Parisit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas ndeshjes ka konfirmuar për ESPN Brazil se rinovimi i kontratës nuk është më problem.

“Kjo (renovimi me PSG) nuk është më problem. Padyshim që ndihem shumë rehat dhe si në shtëpi këtu në PSG. Ndihem më i lumtur se sa isha më parë”, tha Neymar.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, mendon se Neymar dhe Mbappe nuk kanë ndonjë arsye pse të largohen nga klubi, raporton RMC Sport.

“Neymar dhe Kylian nuk kanë asnjë justifikim për t’u larguar. Ne me të vërtet kemi gjithçka për të fituar të gjitha turnet”, tha Al-Khelaifi.

Në të njëjtin vit kur do t’i skadojë kontrata Neymar-it, do t’i skadojë edhe Mbappe-s, por braziliani duket së është më se afër se francezi për nënshkrimin e një kontrate të re.

Ka pasur thashetheme se Mbappe mund të ketë një transferim të mundshëm tek Reali.

Megjithatë edhe pse ekziston optimizmi për kalimin e francezit në Real Madrid, ka ende shumë pengesa për të kaluar para se Mbappe të bashkohet me Realin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat