Skuadra shqiptare kurrë më afër historisë në Mal të Zi, afër finales!

Futboll

Skuadra shqiptare kurrë më afër historisë në Mal të Zi, afër finales!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:35
Skuadra shqiptare kurrë më afër historisë në Mal të Zi, afër finales!

Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, me një president të palodhshëm Pal Dreshaj, kurrë nuk kanë qenë më afër që të futen në histori, kualifikimit në finalen e madhe të Kupës së Malit të Zi në futboll.

Sot është hedhur shorti për Kupën e Malit të Zi dhe Deçiq pak a shumë është me fat, për faktin se do të ndeshen me Iskrën nga Danillovgradi. 

Deçiq është si skuadër më e mirë se Iskra, por në ndeshjet e Kupës si gjithmonë befasitë janë të pashmangshme.      

Zeta takohet me Buduçnostin dhe Iskra me Deçiqin.

Ndeshjet e para luhen me 21 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 5 maj.

Finalja e Kupës së Malit të Zi luhet më 1 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat