Ademi: Çdo moment që neve që na duhet ose na konvenon për ekipin kombëtar

Futboll

Ademi: Çdo moment që neve që na duhet ose na konvenon për ekipin kombëtar

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:11
Ademi: Çdo moment që neve që na duhet ose na konvenon për ekipin kombëtar

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nuk ka mohuar mundësinë që në të ardhmen Kosovës t’i bashkohen futbollistët nga Shqipëria.

Ademi ka thënë që edhe Kosova do të shikojë mundësinë që të afrojë futbollistë nga Shqipëria.

Në një intervistë për “ATV”, i pari i FFK-së tha se te Përfaqësuesja e Kosovës do të afrohen vetëm ata futbollistë që cilësohen si më të mirët.

“Çdo moment që neve që na duhet ose na konvenon për ekipin kombëtar, ne do të marrim lojtarë, këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria. Në kombëtare do të afrohen vetëm lojtarët më të mirë” – është shprehur Ademi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat