Shkëndija spektakolare, kampion i ri i Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Shkëndija spektakolare, kampion i ri i Maqedonisë së Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:52
Shkëndija spektakolare, kampion i ri i Maqedonisë së Veriut 

Shkëndija nga Tetova nuk ka asnjë dyshim më, është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut. Ky është titulli i katërt në histori të klubit kuqezi. 

Trajneri Ernest Gjoka ka një mijë e një arsye që të jetë i lumtur për këtë sukses. 

Shkëndija spektakolare, katër javë para se të bie perdja e kampionatit, sigurojë titullin. 

Ata si vendas e mposhtën me rezultat 3:1 Borecin nga Velesi, në takimin e javës së 29-të.

Golat i shënuan për tetovarët  Mevlan Murati (62'), Besart Ibraimi (69'), Rubin Hebaj (70') dhe për Borecin Egzon Bejtulai (-autogol 13'). 
Shkëndija kryeson me 68 pikë, ndërsa Boreci është i teti me 33 sosh.   

Kampionati i Maqedonisë së Veriut 
Makedonija GP - Struga TL 2:3
Sileksi-A. Pandev 3:2
Pelisteri - Renova 1:0
Shkëndija-Boreci 3:1
Shkupi-Rabotniçki 2:0
Vardari-Bellasica 1:0

Tabela
1.Shkendija    29    20    8    1    59:17    68
2. Shkupi    29    16    7    6    40:23    55
3. Makedonija GP    29    14    6  9    45:39    48
4. Struga Trim & Lum    29    12    11    6    35:24    45
5. Rabotniçki    29    9    14    6    35:31    41    
6. Pelisteri    29    10    8    11    29:34    38
7. Akademija Pandev    29    10    4    15    25:31    34    
8. Boreci    29    9    6    14    26:32    33
9. Sileksi    29    9    5    15    44:39    32
10. Renova    29    7    10    12    31:41    31
11. Vardari        29    7    10    12    31:52    31
12. Bellasica    29    4    5    20    21:58    17
Në javën e ardhshme do të takohen: A. Pandev-Renova, Bellasica-Pelisteri, Boreci-Vardari, Makedonija GP - Pelisteri, Rabotniçki-Shkëndidja dhe Struga TL-Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat