Joel Glazer del me deklaratë zyrtare pas thirrjeve të tifozëve për shitjen e Man Utd

Futboll

Joel Glazer del me deklaratë zyrtare pas thirrjeve të tifozëve për shitjen e Man Utd

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:11
Joel Glazer

Pronari i Manchester United, Joel Glazer ka reaguar ndaj zërave për shitjen e klubit.

Glazer përmes një komunikate zyrtare të publikuar në uebfaqen e klubit, ka bërë të ditur se është i gatshëm për dialog me të gjitha palët në mënyrë që të përmirësohet gjendja në klub.

I pari i Manchester United në letrën e tij dërguar tifozëve, u zotua se është i interesuar për një paketë të re të investimeve në klub, ku edhe tifozët do të jenë të mirëseardhur për të kontribuar në rritjen e investimeve.

“Unë dua t’ju siguroj që familja ime dhe unë do të kujdesemi thellësisht për Manchester United dhe kemi një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë për të mbrojtur dhe rritur ndikimin e klubit për një kohë të gjatë, duke respektuar vlerat dhe traditat historike”, tha ai.

“Prioriteti ynë kryesor është dhe do të jetë gjithmonë, fitorja e titujve më të rëndësishëm, duke luajtur futboll më argëtues me një skuadër të përbërë me futbollistë të një cilësie të lartë dhe disa nga talentet më të mirë në botë. Nën Ole, ne mendojmë se jemi absolutisht në rrugën e duhur”, tha Glazer.

“Unë dua të pranoj nevojën për ndryshim, me dialog gjithpërfshirës me ju si organi ynë kryesor përfaqësues i tifozëve në një varg çështjesh të rëndësishme, përfshirë garat në të cilat luajmë”, tha ai.

“Ne gjithashtu e pranojmë rëndësinë e interesave të tifozëve dhe futbollit që përfshihen në proceset kryesore të vendimmarrjes në çdo nivel të klubit dhe ne jemi të hapur për diskutime konstruktive se si ta përforcojmë atë parim”, përfundoi Joel Glazer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat