Nuk mund të këtë fund të një epoke kur nuk ke para

Futboll

Nuk mund të këtë fund të një epoke kur nuk ke para

Më: 21 maj 2021 Në ora: 22:22
Gerard Pique

Fundi i një epoke nuk është i njëjtë si fundi i një kontrate. Me vështirësitë financiare aq delikate siç i ka Barcelona, e cila ka bërë që klubi të varet nga institucionet financiare të cilat ofrojnë shumë para me interesa të larta kreditore, është e pamundur që të kryhet një revolucion për të cilin flet Joan Laporta

Ka shumë lojtarë në Barcelonë të cilët kanë kontratë dhe atë më paga shumë të larta që klubet e tjera nuk do i paguanin, sidomos në këtë periudhë pandemie. Problemi për Blaugranan është se asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk do të pranojë zvogëlim page për shkak se ata e dinë që kontrata ju garanton atyre atë pagë që nuk ia paguan dikush tjetër.

Ata po ashtu nuk dëshirojnë që t’i largohet asnjë euro nga dora, pasi që e pamë në sezonin e fundit kur ata pranuan që të marrin gjysmën e pagës së tyre vetëm atëherë kur Barcelona pranoi të paguante një interes pjesën e mbetur për disa vite.

Diagnoza e Laportas është shumë e saktë, por paralajmërimi i fundit të një epoke është një gjë tjetër. Aktualisht kemi të bëjmë me një situatë krejt tjetër. Në javët e ardhshme, drejtori i ri i futbollit në klub, Mateu Alemany, që shquhet për reputacionin e tij rigoroz, do të vihet në provë. Në Barcelonë aktualisht në listë janë për largim 14 lojtarë, siç janë: Neto, Junior Firpo, Samuel Umtiti, Miralem Pjanic, Martin Braithwaite, Carles Alena, Matheus dhe Riqui Puig, lojtarë të cilët më shumë gjasë do të largohen.

Për do të kemi një rast shumë më të komplikuar me lojtarë të mëdhenj. Askush nuk do ta mbulojë pagën e Philippe Coutinhos që fiton 15 milionë euro dhe ka një sërë lëndimesh gjatë një sezoni, për shembull. Antoine Griezman është një lojtarë të cilit i ka rënë vlera, por vetëm disa ekipe mund ta mbulojnë pagën e tij 21 milionë euro, transmeton këtë koment të gazetarit të Marcas.  

Ata të cilët e drejtojnë klubin e dinë që nuk do të jenë në gjendje të largojnë lojtarët si Gerard Pique, Sergio Busquets, Sergio Roberto dhe Jordi Alba ashtu si ata mund të bëjnë me Ronald Koeman, edhe nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Ata do të përpiqen që të negociojnë një reduktim në pagë, e cila gjë nuk do të jetë e lehtë. Pique është 34 vjeçar dhe ende ka tri vite në kontratë. Jordi Alba, 32 vjeçar dhe ka edhe tri vite kontratë. Busquets është 32 vjeçar dhe i ka edhe dy sezone kontratë, kurse Sergi Roberto (29) ka po ashtu tri vite kontratë. Tre të parët fitojnë 15 milionë neto paga, kurse Sergi Roberto afër 10 milionë euro pagë vjetore.

Këto janë pagat që i mbingarkojnë financat e klubit dhe janë aq të larta për tregun momental dhe paraqitjen e këtyre lojtarëve që kanë bërë gjatë këtij sezoni. Nuk mund të justifikohen këto paga në një skuadër që eliminohet shumë herët nga Liga e Kampionëve në pesë sezonet e fundit. Vetëm Josep Maria Bartomeu, presidenti më i dobët në histori të klubit, do ta kapitullonte klubin në këtë mënyrë.

Nëse ai mundet, Laporta do të shiste të katër, ose do ta mbante vetëm Jordi Alban, por ai e dinë që kjo është shumë e vështirë që të ndahet nga ta. Lionel Messi po ashtu mund të qëndrojë por ai do të fitojë hiç më pak se 70 milionë euro në fund të qershorit. Edhe pse tingëllon e çuditshme, epoka e re e Barcelonës do të fillojë më të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat