Tifozët në festë

Futboll

Tifozët në festë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:37
Tifozët në festë

Mes Masimiliano Alegrit dhe popullit bardhezi nuk ishte dashuri me shikim të parë, përkundrazi… Gjithsesi, trajneri livornez shkoi përtej çdo gjëjë dhe çdokujt, duke fituar respektin e ultrasve në fushë dhe duke i kuruar marrëdhëniet mes tyre me trofe.

Dhe ndoshta kjo ishte fitorja më e madhe e 53-vjeçarit te Juventusi, pasi tituj, kupa e Superkupa Italie “Zonja e Vjetër” ka me shumicë, por fakti që arriti të zbusë një tufë që ulërinte kundër tij dhe madje ishte gati mos ta linte të futej në qendrën stërvitore, e bën figurinë e livornezit shumë të veçantë. Nëse pas lajmërimit të djeshëm i gjithë populli bardhezi shpërtheu në festë, në verën e vitit 2014 nuk ishte kështu.

Më 16 korrik 2014, ai i drejtohej “Vinovos”, por në hyrje të saj ishin mbi 400 ultras të xhindosur, tifozë të betuar të Antonio Kontes që ishte dorëhequr, gati për të mos pranuar kurrsesi në stol një si Alegri:

“Teksa po shkonim rrugës për në qendrën stërvitore, Anjelin dhe shoferin e lajmëruan se kishte një grumbullim ultrasish dhe ai më tha se do të hynte nga një derë sekondare. Unë i thash: ‘jo, ec drejtë dhe të futemi me kokën lart.

Nuk kemi pse fshihemi nga askush, pasi kjo është zgjedhja ime dhe do të dijë t’i bind’. Mbi makinën time fluturuan domate, pështyma, gurë dhe ofendime pa fund, por kjo ishte ajo që më karikoi. Kjo ishte ajo që më bëri më shumë krenar”, kujtonte Alegri në një intervistë të tijën para pak kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat