Wijnaldum ka arritur marrëveshje trevjeçare me PSG-në

Futboll

Wijnaldum ka arritur marrëveshje trevjeçare me PSG-në

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Georginio Wijnaldum i është bashkuar Paris Saint-Germainit.

Kontrata e mesfushorit holandez me Liverpoolin skadon më 30 qershor dhe klubi kishte vendosur të mos ia vazhdojë atë.

Barcelona ka qenë destinacioni më i mundshëm për 30-vjeçarin, mirëpo duket se oferta e klubit francez ka qenë më e mirë duke ia ndërruar mendjen.

“Georginio Wijnaldum e ka nënshkruar kontratën me Paris Saint-Germainin, marrëveshje e konfirmuar dhe e kryer. Në orët në vijim do të zhvillohen ekzaminimet mjekësore dhe pastaj do të bëhet zyrtare. Marrëveshja është deri në qershor të vitit 2024”.

“Gini ndërroi mendje dje (e diel) – nuk do t’i bashkohet Barcas dhe tashmë është lojtar i ri i PSG-së”, thotë Romano në postimin e tij në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat