Icardi drejt rikthimit në Serie A, tri skuadrat e mëdha italiane në garë për të

Futboll

Icardi drejt rikthimit në Serie A, tri skuadrat e mëdha italiane në garë për të

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 08:22
Mauro Icardi

Mauro Icardi mund të largohet nga Paris Saint Germain pas sy sezoneve të kaluar në Parc de Princes.

Sulmuesi argjentinas nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për sezonin e ardhshëm dhe pritet largimi i tij këtë verë.

PSG po kërkon ta blejë përfundimishtë italianin Moise Kean dhe Icardi do të duhet të gjejë skuadër të re.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në elitën e futbollit italian Serie A ku ofertat nuk mungojnë.

Calciomercato ka raportuar se tre gjigantët italianë, Roma, Milan dhe Juventus janë në garë për të nënshkruar me lojtarin.

28-vjeçari është i etur të rikthehet në Itali pasi kërkon ta rikthejë formën e vjetër në Serie A.

PSG nga ana tjetër po pret oferta për të, ku synon që nga shitja e argjentinasit të fitojë mbi 45 milonë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat