​Shkruan mediumi i njohur anglez: Shaqiri i tregoi Liverpoolit se çfarë cilësi ka

Futboll

​Shkruan mediumi i njohur anglez: Shaqiri i tregoi Liverpoolit se çfarë cilësi ka

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:55
Xherdan Shaqiri

Paraqitja fantastike e Xherdan Shaqirit në fitoren e Zvicrës kundër Turqisë me rezultat 3-1 ka marr vëmendje të madhe.

Shaqiri realizoi dy gola shumë të bukur dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes dukë bërë kështu që për paraqitjen e tij të shkruajnë edhe mediat angleze.

“Xherdan Shaqiri i dërgoi Liverpoolit dhe çdo pretendenti të mundshëm për blerjen e kartonit të tij se çfarë ai mund të bëjë me dy golat e tij mahnitës.”, shkruan “talkSport”.

Sulmuesi i Liverpoolit, i cili ka luftuar për të treguar veten si një lojtar kryesor në “Anfield Road”, tregoi pse ai është një nga njerëzit kryesorë të skuadrës zvicerane gjatë fitores së tyre 3-1 në Baku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat