Arsenal afër transferimit të White

Futboll

Arsenal afër transferimit të White

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:41
Ben White

Klubi anglez Arsenal pritet ta transferojë mbrojtësin Ben White.

Sipas ‘The Sun’, Arsenal ka arritur marrëveshje me Brighton për transferimin e White gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me ‘Topçinjtë’ të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Gunners do të shpenzojnë rreth 60 milionë euro për blerjen e anglezit, futbollisti do të kryej testet mjekësore pasi të përfundojë pushimet e tij.

23-vjeçari, ishte ftuar nga Kombëtarja e Anglisë në “Euro 2020”, por nuk zhvilloi asnjë minutë.

Me transferimin në Arsenal, White do të bëhët njëri ndër mbrotjësit anglez më të shtrenjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat