Prishtina shkëlqen në sfidën evropiane, shkatërron kampionin e Uellsit  

Futboll

Prishtina shkëlqen në sfidën evropiane, shkatërron kampionin e Uellsit  

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:55
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka një epërsi të mirë për ndeshjen e kthimit në Conference League.

Kampioni i Kosovës, ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj kampionit të Uellsit t, Connah’s Quay Nomads, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prishtina shkëlqen me lojë e rezultat në sfidën e parë të rrethit të dytë të Conference League, duke shkatërruar rivalin.

Image

Pjesa e parë me ritëm, në të cilën Prishtina u dëmtua edhe për një penallti.

Në minutën e 28-të, Kryeziu lëndohet dhe në vend të tij futet Oto John. 

Tre minuta më vonë (31’), Prishtina kërkon penallti pas rrëzimit të Shabanit brenda 16-shit, por kështu nuk mendon gjyqtari Hamiti.

Image

Në minutën e 41-të, Xhevdet Shabani harkon nga  rivënia e këndit dhe Leotrim Bekteshi shënon me kokë për 1:0. Në minutën e 53-të, John me depërtim individual thellon epërsinë në 2:0.

Në minutën e 75-të, Moore ngushton rezultatin në 2:1.

Prishtina kundërpërgjigjet shpejt përmes Endrit Krasniqi, i cili realizon nga 17 metra, një supergol në këndin e epërm të djathtë, për epërsinë  3:1 në minutën e 78-të.

Në fund të takimit (90+5'), John thellon fitoren në 4:1.

Fitore e madhe për Prishtinën, për djelmoshat e kryetrajnerit e Zekirja Ramadanit.

Prishtina – Connah’s Quay Nomads 4:1

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjyqtar: E. Hamiti (Shqipëria).

 Shënues: Bekteshi (41’), John (53’ e 90+5'), Krasniqi (78’) – Moore (75’).

Kartona të verdhë: Hoti, Boshnjaku -  Owens, Morris, Insall, Edwards.

Prishtina: Nika, Krasniqi, Bekteshi, Mici, Mankenda, Boshnjaku, Bardhoku (Vangjeli 90+2’), Hoti (Tolaj 74’), Shabani, Kryeziu (John 28’) dhe Krasniqi.

Connah's Quay Nomads: Park, Morris, Curran (Williams 74’), Owens, Disney, Horan, Moore, Edwards, Davies, Insall (Bibby 90+1’) dhe Mullan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat