Agim Ademi: Urime Prishtina për kualifikimin, përgëzime Drita për paraqitjen mahnitëse 

Futboll

Agim Ademi: Urime Prishtina për kualifikimin, përgëzime Drita për paraqitjen mahnitëse 

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:44
Agim Ademi: Urime Prishtina për kualifikimin, përgëzime Drita për paraqitjen mahnitëse 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, uron Prishtinën, për suksesin në garat evropiane.

“Urime Prishtina për kualifikimin, përgëzime Drita për paraqitjen mahnitëse.

Të dashur miq, sonte dua t’i shpreh urimet më të mira kampionit tonë, FC Prishtina për kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, që ndonëse më vështirë se sa pritej arriti ta ruajë epërsinë nga ndeshja e parë ndaj kampionit të Uellsit, Connah's Quay Nomads. 

Kalimi në fazën e tretë të kësaj gare është parasegjithash meritë e futbollistëve, por edhe dëshmi e punës së mirë të shtabit teknik dhe drejtuesve të klubit. 

Me këtë rast dua t’i uroj të gjithë për këtë sukses, e po ashtu edhe tifozët ‘Plisat’, të cilët pa dyshim iu kanë gëzuar më së shumti këtij suksesi.
Jam i vetëdijshëm se faza tjetër sjellë rivalë edhe më të fortë, por shpresoj që Prishtina do të vazhdojë të tregohet e suksesshme në këtë edicion të garave evropiane.

Në anën tjetër Drita edhe pse nuk e pati fatin të kalojë tutje në këtë garë, na prezantoi me paraqitje mahnitëse kundër gjigantit holandez, Feyenoord. 

Loja e treguar në të dyja ndeshjet nga ana e futbollistëve të Dritës ndaj 15 herë kampionëve të Holandës përveç se vërtetoi rritjen e cilësisë së kampionatit tonë, njëherësh e promovoi futbollin tonë në mënyrë të shkëlqyeshme në zemër të Evropës. 

Edhe pse në fund Drita u eliminua, pa dyshim se kjo paraqitje do t’i shërbejë si përvojë e mirë për rritje të mëtutjeshme në çdo aspekt.
Ju lumtë për emocionet që na i dhuruat!”, uron Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat