Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Futboll

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 19:24
Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, nuk e harron ndeshjen kundër Feyenoordit në stadiumin “De Kuip” në Roterdam, e cila u zhvillua pak ditë më parë.

Drita u eliminua nga gjiganti holandez në turin e dytë eliminator të Uefa Conference League me rezultat 3-2, të enjten në mbrëmje.

Strategu i Dritës për News-TV rrëfen emocionet e atij takimi mbresëlënës. Ai futbollistëve iu kishte thënë se për secilin prej tyre ndeshja të tilla janë një mundësi jetësore, të cilën duhet shfrytëzuar.

“Ishte ndeshje emocionuese, sepse luanim në një stadium të madh, nga ku kanë dal yje të futbollit. Një tifozëri e zjarrtë, ku ishin 25.000 shikues, edhe ne e kemi tifozërinë e zjarrtë. Jam munduar që të bindi lojtarët që të shijojnë ndeshjen, pasi e dinim forcën e kundërshtarit, e cili na motivonte. Ju thash futbollistëve se na është ofruar një mundësi jetësore dhe duhet ta shfrytëzojmë.

Ne e vlerësuam kundërshtarin, qa sa duhet, por edhe ne dëshmuam lojë të mirë. Krijuam raste të mira dhe sikur ti shfrytëzonim ndoshta do të shkonim tutje. Thjeshtë ishte një përvojë e mirë për ne”, deklaron Ardian Nuhiu.

“Unë për çdo kundërshtarë përgatisë taktikë të vecantë. Ndaj Feyenoordit u desh të mbrohemi sepse janë skuadër me cilësi. Është një klub që vjen nga kampionati holandez prej nga furnizohen edhe skuadrat angleze. Realishtë isha i bindur se do të kemi dy-tre raste, por jo edhe aq shumë. Në fund na mungoj edhe fati. Ishte dëshira e futbollistëve për të dhënë më të mirën në fushën e blertë. Për mua mund të them se deri tani ishte ndeshja më e mirë që kam drejtuar”, thotë Nuhiu.

Ardian Nuhiu na informoi se futbollistëve të tij iu ka dhënë disa ditë pushim, ndërsa nga java e ardhshme do të vazhdojnë me përgatitje për fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat