Lubisha Tumbakoviq çuditë sërish për Kosovën: Nuk pranuan...

Futboll

Lubisha Tumbakoviq çuditë sërish për Kosovën: Nuk pranuan...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2021 Në ora: 20:26
Lubisha Tumbakoviq çuditë sërish për Kosovën: Nuk pranuan...

Lubisha Tumbakoviq sërish ka folur për Kosovën. Sërish iu është kthyer ndeshjes së 7 qershorit të vitit 2019, në Podgoricë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Ai nuk pranoi ta udhëheq Malin e Zi, sipas tij nuk e njeh Kosovën, por që brenda pak orëve iu tregua dera nga Dejan Saviçeviqi, kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi. 

“Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen e famshme të kombëtares malazeze të futbollit me të ashtuquajturën kombëtare të Kosovës.

Lubisha Tumbakoviq ishte në krye të fqinjëve tanë”, shkruan me cinizëm media serbe “Kurir”.

“Të gjithë e mbajnë mend atë ngjarje para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës, pas së cilës ai, si dhe lojtarët Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, u larguan nga radhët e Malit të Zi”. shkruan me tej.

“Mbetet për të ardhur keq, por për Malin e Zi. Ata më dhanë një shans për të arritur si përzgjedhëse, më pëlqente të punoja.

Pastaj erdhi një lojë që nuk ka të bëjë me sportin dhe përcaktoi gjithçka. Kam bërë gabime në jetë dhe këtë herë mendova se vendimi ishte i duhuri dhe se duhet respektuar për arsye patriotike.

Njerëzit atje (malazezët) nuk e pranuan këtë dhe kështu përfunduam një bashkëpunim të madh”, ka thënë mes të tjera Tumbakoviq për “Arenasport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat