Kounde te Chelsea? Flet drejtori sportiv i Sevillas

Futboll

Kounde te Chelsea? Flet drejtori sportiv i Sevillas

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 15:44
Kounde te Chelsea? Flet drejtori sportiv i Sevillas

Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi ka reaguar lidhur me spekulimet e fundit që bëhej fjalë për mbrojtësin Jules Kounde.

Francezi ka shkëlqyer që dy edicione te Sevilla, derisa ka impresionuar edhe me Francën U21.

Mediat raportojnë se Chelsea e do me ngulm Kounde, derisa Monchi ka zbuluar se shumë klube kanë shprehur interesim për lojtarin.

“Shumë klube kanë pyetur për Kounde. Sigurisht ka interesim, por jo ofertë zyrtare në tavolinë”.

“Nuk e di çfarë do të ndodh, nëse arrin ndonjë ofertë zyrtare, do e shohim si politikë për të përmirësuar skuadrën”, tha ai.

Ndërkohë, Chelsea thuhet se ka ofruar edhe mbrojtësin Kurt Zouma në marrëveshje shkëmbimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat