Chelsea refuzoi Lewandowskin, zgjodhi Lukakun në vend të tij

Futboll

Chelsea refuzoi Lewandowskin, zgjodhi Lukakun në vend të tij

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 16:56
Robert Lewandowski

Gjiganti anglez ka refuzuar mundësinë e transferimit të Robert Lewandowskit.

Chelsea gjatë tëre afatit kalimtar ishte në kërkim të një qendër-sulmuesi të klasit botëror.

Fillimisht “The Blues” patën shprehur interesim për Robert Lewandowskin e Bayernit.

Megjithatë klubi anglez vendosi të zgjedh Romelu Lukakun të cilin e transferoi për 115 milionë euro nga Interi.

Gazeta ‘BILD’, ka zbuluar se kampionët e Evropës kishin pasur mundësi të transferonin Lewandowskin për 80 milionë euro.

Por, ‘Blutë’ refuzuan kërkesën e gjigantit gjerman shkaku i moshës së polakut që ka 32-vjet dhe vendosi për Lukakun që është më i ri dhe përshtatet më shumë në taktikat e Thomas Tuchel.

Me transferimin e belgut tani Chelsea llogaritet si një ndër favoritët për të fituar titullin kampion në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat