Malisheva gati për Ballkanin, Donart Vitija: Përparësitë tona, terreni dhe tifozët ‘Tornado’

Futboll

Malisheva gati për Ballkanin, Donart Vitija: Përparësitë tona, terreni dhe tifozët ‘Tornado’

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2021 Në ora: 14:52
Donart Vitija

Malisheva po tregon angazhim dhe lojëra të mira, falë punës së palodhshme të kryetrajnerit Arsim Thaçi.

Pesë ndeshje, tre fitore, një barazim dhe një humbje, janë rezultatet fantastike të debutuesit në elitën e futbollit, e cila renditet në vend të tretë me 10 pikë pak një me pak se lideri Ballkani dhe Drita që renditet në pozitën e dytë në BKT Superligën e Kosovës.

Mesfushori defensivë, Donart Vitija, po kalon formë të mirë dhe ndihet krenar që me ekipin e tij ndeshje pas ndeshje po shënojnë rezultate të lakmueshme. 

Image

Fitorja e javës së katërt i heshti të gjithë skeptikët, me rezultat 3:0 kundër Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pastaj në Malishevë me 1:0 ndaj Feronikelit.     

Vitija tha se janë një grup i mirë i lojtarëve dhe secili po e jep kontributin e tij. 

“Jemi një grup i mirë i lojtarëve, jemi komponuar shume shpejt mes veti, si dhe jemi duke e jap më të mirën në fushë për njëri - tjetrin, shpresojmë me vazhduar kështu me lojëra dhe rezultate të mira dhe të jemi befasia e Superligës”, thotë Vitija për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sfida e radhës me Ballkani, derbi i javës, luftë për kreun e tabelës, ku i sheh përparësitë e Malishevës?

“Do të hyjmë me luftuar, me jep maksimumin, si dhe shpresojmë mi arkëtuar 3 pikë. Përparësi nga ana jonë e shoh terrenin si vendas që luajmë dhe tifozët tanë ‘Tornado’”, thotë mesfushori defensivë. 

Futbollisti premton angazhim maksimal: “Premtoj që ta jap maksimumin për ekipin e Malishevës në çdo lojë”.

Të dielën në orën 15.00 ballafaqohen Malisheva - Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat