Zakaria refuzon rinovimin e kontratës me Borussia Monchengladbachin

Futboll

Zakaria refuzon rinovimin e kontratës me Borussia Monchengladbachin

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:43
Zakaria refuzon rinovimin e kontratës me Borussia Monchengladbachin

Denis Zakaria raportohet se është edhe më afër transferimit te AS Roma.l

Zakaria ka refuzuar rinovimin e kontratës me Borussia Monchengladbachin, teksa tani gjasat janë të mëdha që klubi gjerman ta shesë futbollistin në afatin e janarit.

Kësisoj, reprezentuesi zviceran thuhet se ka pranuar të kalojë te romakët gjatë muajit të parë të vitit të ardhshëm.

Roma thuhet se do t'i ofrojë klubit gjerman shtatë milionë euro, teksa Monchengladbach kërkon dhjetë milionë.

Megjithatë, klubi gjerman nuk guxon të rrezikojë edhe shumë, pasi mund ta humbasë lojtarin në verë.

Kontrata e Zakarias skadon më 30 qershor 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat