Prapaskenat në dhomën e zhveshjes pas ndërprerjes, le ta hedhim një shishe nga sipër

Futboll

Prapaskenat në dhomën e zhveshjes pas ndërprerjes, le ta hedhim një shishe nga sipër

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:57
Prapaskenat në dhomën e zhveshjes pas ndërprerjes, le ta hedhim një shishe nga sipër

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë prodhoi një episode jo të hijshëm për një lojë futbolli.

Takimi u ndërpre pas shënimit të golit nga Sviderski, teksa tifozët shqiptarë hodhën shishe në fushë. Lojtarët polakë iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ku kanë marrë edhe njoftimin për mbarëvajtjen e përballjes nga zyrtari i Federatës.

Prapaskenat e kampit polak në këtë sfidë, Jakub Kviatkovski hyn në dhomën e zhveshjes dhe njofton lojtarët polakë se në rast se hidhet një tjetër shishe në fushë, atëherë ndeshja përfundon përpara kohe.

Menjëherë ka ardhur edhe batuta e Sheznit, i cili me humor ka shtuar: “Ta hedhim ne një nga sipër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat