Broja ka tërheq jo pak vëmendje pas dy golave të shënuara në Premier League

Futboll

Broja ka tërheq jo pak vëmendje pas dy golave të shënuara në Premier League

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:41
Broja ka tërheq jo pak vëmendje pas dy golave të shënuara në Premier League

Armando Broja ka tërhequr jo pak vëmendje pas dy golave të shënuara në Premier League me Southampton.

Sulmuesi shqiptar shfaqi edhe njëherë vlerat e tij ku përpos gjetjes së rrjetës, po tregon edhe aftësitë e tij dribluese në kampionatin më të vështirë në Europë.

Por fatkeqësisht Broja nuk do të jetë në mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Chelsea-t në Carabao Cup. Në formulën e huazimit, londinezët nuk e lejojnë Brojën që të luajë kundër tyre. Ndërkojë një artikull i gjatë është kushtuar së fundmi nga prestigjiozja Goal ku mes të tjerave shkruan:

“Xhevahiri i akademisë së Chelsea-t, Broja kapërceu vështirësitë dhe po bën përshtypje te Southampton. Chelsea ka shumë shpresa se Broja do të jetë një nga talentët e ardhshëm më të mëdhenj që do të dalë nga akademia e tyre”, shkruan Goal.

Ndërkohë Alfred Pedulla në Itali ka shkruar një tjetër artikull pas golit të fundit nga Broja. “ Deri më tani 8 paraqitje dhe katër gola mes Premier League dhe Carabao Cup. A e ka Chelsea tashmë Lukakun e ri në shtëpi? Është shumë herët për të thënë, por pritshmëria është e madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat