Kryeziu, Aliti e Krasniqi me Zurich-un, eliminohen pas serisë rekord të penalltive 

Futboll

Kryeziu, Aliti e Krasniqi me Zurich-un, eliminohen pas serisë rekord të penalltive 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2021 Në ora: 23:14
Kryeziu, Aliti e Krasniqi me Zurich-un, eliminohen pas serisë rekord të penalltive 

Zurich eliminohet të tetës së finales së Kupës së Zvicrës në futboll. 

Zurich-un mposhtet pas serisë rekord të penalltive, 11:10 nga Yverdonin vendas.

Gjithsej u kryen 26 penallti, pesë u humbën (dy nga vendasit e tre nga mysafirët). 

Mirlind Kryeziu, Fidan Aliti e Bledian Krasniqi u paraqitën për Zurich-un.
Kryeziu standard, Aliti nga minuta e 46-të e Bledian Krasniqi nga minuta e 100-të. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundon baras (1:1) por edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta baras (2:2). 

Për Zurich-un shënuan Gnonto (70') e Hornschuh (104') dhe për Yverdon realizoi Beleck (43' e 94'). 

Mirlind Kryeziu, Bledian Krasniqi, Fidan Aliti shënuan nga penalltitë, në serinë e dytë Krasniqi dështon në penaltinë e fundit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat