Skënderbeu ende nuk ka shijuar fitoren e parë

Futboll

Skënderbeu ende nuk ka shijuar fitoren e parë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:24
Skënderbeu ende nuk ka shijuar fitoren e parë

Laçi për një fillim të ri. Klubi kurbinas ka zgjedhur t’i besojë një emri me peshë për vazhdimësinë e stolit, duke angazhuar Mirel Josën.

Trajneri kryeqytetas, me shumë eksperiencë dhe një kurrikul kampioni, natyrisht që ka ambicie të mëdha edhe në planin personal dhe ka nisur prej ditësh detyrën për t’i dhënë Laçit rezultatet që meriton.

Si për ironi të fatit, misioni i tij nis nga transferta me Skënderbeun, skuadrën ku Josa arriti kulmet si trajner duke prekur grupet e Europa League, por nuk ka vend për nostalgji, Josës i duhet të dalë me sukses në debutim me Laçin, që javën e kaluar arriti të merte fitoren e parë në këtë kampionat përballë Kastriotit, transmeton SS.

Edhe Skënderbeu që gjen Josa është vite dritë atij që drejtonte dikur, Migen Memelli po has vështirësi të mëdha në këtë fillim kampionati. Në ndeshjen ndaj Dinamos për segmente të tëra loje dhuruan një paraqitje mjaft të mirë në aspektin e antagonizmit dhe shpirtit të garës, por sërish nuk mjaftoi dhe ky është një problem më vete.

Skënderbeu ende nuk ka shijuar fitoren e parë sezonale dhe po shfaq mangësi të theksuara për sa i përket fazës sulmuese, ku shënon me pikatore. Situatë që ndërthurur me një Kastriot luftarak dhe një Egnatia me organikë cilësore e rezultate pozitive, përvijon një luftë tejet të vështirë për mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat