Muller: Nuk mund të premtoj një festival golash

Futboll

Muller: Nuk mund të premtoj një festival golash

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:32
Muller: Nuk mund të premtoj një festival golash

Thomas Muller ishte në konferencën për sh typ së bashku me trajnerin Hansi Flik. Mesfushori i kombëtares gjermane foli për ndeshjen e sotme dhe për situatën e krijuar në kombëtaren gjermane pas rastit të Zyles.

PËR LIHTENSHTEININ – “Personalisht pres që të bëjmë një ndeshje të mirë, me aksione të rrjedhshme dhe një lojë që do të zbavisë tifozët.

Nuk do të jetë dhe aq e lehtë duke parë se përballë kemi një kundërshtar i cili luan me të gjithë lojtarët në gjysmëfushën e tij.

Për këtë na duhet të jemi të durueshëm dhe të disiplinuar. Nuk mund të premtoj një festival golash, rëndësi është që ta fitojmë këtë ndeshje dhe të marrim pikët e plota”, ka thënë Muller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat