Portierja iraniane priti gjithçka, në Jordani dyshojnë se ishte burrë

Futboll

Portierja iraniane priti gjithçka, në Jordani dyshojnë se ishte burrë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Portierja iraniane priti gjithçka, në Jordani dyshojnë se ishte burrë

Përfaqësuesja e Iranit për femra triumfoi me rezultatin 4-2 me penallti ndaj Jordanisë më 25 shtatorin e këtij viti, duke siguruar të drejtën për të garuar në Kupën e Azisë për Femra, në një sfidë ku protagoniste absolute ishte portierja Zohreh Koudaei.

Kjo e fundit bëri disa pritje fantastike dhe më pas ndali edhe dy penallti, duke u bërë vendimtare në kualifikim, ndërsa pak ditë më parë jordanezët kanë dalë publikisht me një thirrje për hetim të gjinisë së portieres iraniane.

Në Jordani dyshojnë se Zohreh Koudaei është një mashkull, që luan me shami dhe maskohet mes femrave, pasi edhe në fushë shihet qartë gjendja atletike shumë më e mirë sesa e të tjerave që luajnë.

Presidenti i Federatës së Futbollit në Jordani ka kërkuar zyrtarisht një verifikim gjinor për portieren iraniane, pasi e cilësoi një rast tepër të rëndë, nëse vërtetohet që nuk është femër, megjithatë e menjëhershme ishte përgjigja e iranianëve.

Trajnerja e femrave te Irani deklaroi se jordanezet janë thjesht të dëshpëruar që u eliminuan, pasi e konsideronin veten favorite, teksa bëri apel që të qëndrojnë të gjithë të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat