Treshja e Atleticos rrëmbejnë çmimet kryesore në La Liga

Futboll

Treshja e Atleticos rrëmbejnë çmimet kryesore në La Liga

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 16:05
Suarez, Simone dhe Oblak

La Liga gjatë ditës së sotme (e hënë) ka shpërndarë çmimet për futbollistët më të mirë të sezonit të kaluar. 

Lionel Messit i’u shpërnda çmimi i ‘Pichichit’ si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në La Liga, duke realizuar 30 gola në 35 paraqitje për Barcelonën.

Ndërkohë kampionët e La Ligas, Atletico Madridi ka arritur t’i rrëmbejë çmimet kryesore në këtë event.

Diego Simeone është zgjedhur trajneri më i mirë i La Ligas për sezonin 2020-21 pasi udhëhoqi skuadrën e tij drejt triumfit të jashtëzakonshëm.

Atletico e fitoi titullin me 86 pikë, dy më shumë se sa Real Madridi në një betejë që u desh të përcaktohej në xhiron e fundit të kampionatit.

Luis Suarez është zgjedhur lojtari më i mirë i La Ligas për edicionin që shkoi.

Uruguajani ishte kyç në triumfin e madrilenëve ku realizoi 21 gola e tri asistime.

Portieri më i mirë i La Ligas është zgjedhur Jan Oblak i cili gjithashtu luajti një rol kyç në triumfin e titullit të Atleticos.

Oblak kishte 18 porta të paprekura, bëri 103 pritje dhe pësoi 25 gola për sezonin 2020-21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat