Ronaldo: Shumë i lumtur që jam futbollisti i parë...

Futboll

Ronaldo: Shumë i lumtur që jam futbollisti i parë...

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:09
Ronaldo: Shumë i lumtur që jam futbollisti i parë...

Me “dopietën” e mbrëmshme ndaj Arsenalit, Cristiano Ronaldo arriti të prek shifrën e 800 golave në karrierën e tij futbollistike për klub dhe kombëtare.

Pas kësaj arritje, ka reaguar portugezi ku ka theksuar se ndjehet i lumtur që është futbollisti i parë që shënon më shumë se 800 gola zyrtarë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo gjithashtu ka falenderuar mbështetësit e tij që i kanë qëndruar gjithmonë afër atij dhe përpos kësaj ai mbetet entuziast dhe i uritur për t’i zgjeruar këto numra edhe më tepër.

“Shumë i lumtur që jam futbollisti i parë që shënon më shumë se 800 gola zyrtarë.

Çfarë rrugëtimi mahnitës dhe i paharrueshëm po bëhet ky… Faleminderit të gjithë mbështetësve të mi që më qëndruan gjithmonë pranë. 801 dhe ende po numëroj! Le të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë numër dhe të thyejmë çdo rekord të mundshëm! Le ta bëjmë së bashku, po mbështetem te të gjithë ju!”, ka shkruar 36-vjeçari.

Nga 801 golat e Ronaldos në karrierën e tij seniore, 450 i ka shënuar për Real Madridin, 130 për Manchester United, 115 për Portugalinë, 101 me Juventusin dhe 5 me Sportingun.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat