Mourinho: Interi shumë më i fortë se Roma në këto kushte, ishim zero në sulm

Futboll

Mourinho: Interi shumë më i fortë se Roma në këto kushte, ishim zero në sulm

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 07:54
Jose Mourinho

Humbja kundër Interit është pranuar nga Jose Mourinho, i cili sërish ka tërhequr vëmendjen. Këtë herë “Special One” nuk ka pranuar asnjë pyetje nga specialistët e DAZN në studio.

Tekniku i Romës ka thënë çfarë ka dashur dhe e ka mbyllur: “I kërkoj falje studios dhe njerëzve që janë nëpër shtëpi që mund të jenë të interesuar për pyetjet e tyre. Interi është më i fortë se ne në kushte normale.

Në kushte jo normale ata janë shumë më të fortë se ne. Sezonin e kaluar ata ishin 29 pikë para Romës. Sot me lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar ishte shumë, shumë e vështirë.

Forca jonë sulmuesi ishte praktikisht zero. Ishte shumë e rëndësishme të shënonim një gol, sepse do të kishim vetëm dy ose tri raste. Ne i kishim tre dhe nuk shënuam dot. Ju nuk mund të pësoni një gol si i pari dhe i treti. Thjesht nuk mundesh”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat