Trajneri i Chelseat thotë se Lukaku po “gënjen”

Futboll

Trajneri i Chelseat thotë se Lukaku po “gënjen”

Më: 1 janar 2022 Në ora: 11:51
Trajneri i Chelseat thotë se Lukaku po “gënjen”

Thomas Tuchel nuk është aspak i lumtur me deklaratat e fundit të sulmuesit, Romelu Lukaku.

Ai tha ditë më parë se nuk është aspak i lumtur në Chelsea, pak edhe për shkak të ndryshimit të sistemit të lojës nga ana e trajnerit, Tuchel.

Sido që të jetë, ishi i PSG-së insiston se sistemi është i njëjti siç ka qenë dhe nuk e di as ai ku e sheh Lukaku atë ndryshim per dallim nga dita e parë kur ka zbritur në Stamford Bridge.

“Nga ajo çfarë kam lexuar ai tha se kemi ndryshuar sistemin.

Nëse shikoni me hollësi sistemin tonë të lojës, do ta kuptoni që nuk ka ndyrshuar shumë sistemi i lojës sonë, vetëm shikojeni ne detaje.

Kështu që nuk kam çka të them më shumë për këtë”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat