Trajneri i njohur largohet nga Galatasaray, e niset drejt Kosovës?!

Futboll

Trajneri i njohur largohet nga Galatasaray, e niset drejt Kosovës?!

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:25
Trajneri i njohur largohet nga Galatasaray, e niset drejt Kosovës?!

Trajneri legjendar turk, Fatih Terim, është larguar nga klubi i tij i zemrës Galatasarayi.

Kjo është e hera e katërt që Terim dhe Galatasaraji ndajnë rrugët.

Pas largimit nga pozita e trajnerit të Galatasarajit, Terim mund të jetë një opsion për kombëtaren e Kosovës, duke pasur parasysh edhe përvojën e tij të madhe me kombëtaren e Turqisë.

Kosova ende nuk ka vendosur për përzgjedhësin e ri që nga shkarkimi i zviceranit Bernard Çallandes gjatë vitit të kaluar.

Përveç Terim në garë për postin e trajnerit te Kosova janë edhe shumë emra të tjerë të njohur të futbollit europian, në mesin e të cilëve edhe Feliks Magat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat