Shkupi nuk ndalet, merr edhe një lojtar nga jashtë

Futboll

Shkupi nuk ndalet, merr edhe një lojtar nga jashtë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:32
Shkupi nuk ndalet, merr edhe një lojtar nga jashtë

Kampion vjeshtor i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, njofton që ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Gana, Patrick Mensah, duke nënshkruar kontratë tre vjeçare me 20 - vjeçarin, i cili vjen nga skuadra Heart of Lions nga Gana.

Patrick Mensah në Heart of Lions ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 7 herë. Gjithashtu, mesfushori Mensah, është pjesë e kombëtares së Gana U20.

Patrick Mensah për faqen e Shkupit shprehet I lumtur që do të jetë pjesë e FC Shkupi dhe është gati për ta ndihmuar për ti arritur qëllimet tona.

“Është ndjenjë e veçantë që kam nënshkruar me një klub si FC Shkupi. Kam dëgjuar për këtë klub dhe tifozërinë e këtij klubi dhe jam jashtëzakonisht I lumtur që jam këtu. Unë jam këtu që ta ndihmoj Shkupin, ti arrijë qëllimet e caktuara dhe ju premtoj që do të punoj në këtë drejtim”, tha Patrick Mensah.

Patrick Mensah, është përforcimi I dytë për FC Shkupin në afatin kalimtar të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat