Shkëmbi: Longo ka parë filma me spiunë

Futboll

Shkëmbi: Longo ka parë filma me spiunë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:20
Shkëmbi: Longo ka parë filma me spiunë

Bledi Shkëmbi doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kukësit, ku foli fillimisht për merkaton, duke vlerësuar afrimet e reja të klubit kryeqytetas.

Ironia për Longon: “Trajneri Lango, Longo më falni, ka parë shumë filma me spiunë.

Kemi pirë kafe me stafin e Partizanit në kompleksin ku zhvillojmë stërvitje dhe kaq.

Nuk shkojmë t’i shohim trajnerit të Kukësit stërvitjen. Longo është shumë i mirë, por me sa duket edhe me gojë. Ka ndodhur herë të tjera që ne jemi stërvitur përpara, por ne nuk e kemi pasur këtë problem”, ka thënë Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat